Kërkohen profesionistë në teknologji!

Prishtina Shapers
4 min readSep 30, 2020
Credits: information-age.com

Po e vërtetë, po kërkohen profesionistë/e në teknologji.

Trendet globale të teknologjisë, po ndjeken edhe në Kosovë, që nënkupton se bizneset private në Kosovë kanë kërkesa të larta për profesionistë në këtë fushë.

Sidoqoftë, nëse keni durim të lexoni, në këtë artikull do të kuptoni pse teknologjia është e rëndësishme, cfarë profesione ka brenda vetes, dhe si mund të zhvilloheni brenda tyre.

Çka më saktësisht?

1. Marketingu Digjital — Tanimë kjo fushë është bërë edhe departament në universitete, akademi dhe kurse të ndryshme, e formësuar në module. Brenda Marketingut Digjital futen këto nënfusha:

  • Menaxhim i rrjeteve sociale — është profesioni bazë në këtë fushë, i cili edhe mund të përvetësohet më lehtë, pasiqë kërkon njohuri teknike dhe pastaj teknikat zhvillohen nga praktika.
  • Seacrh Engine Optimization — profesion që shfrytëzon alogaritmet e ndryshme të rrjeteve sociale dhe uebfaqeve të ndryshme për të promovuar një produkt ose shërbim.
  • Tek marketingu digjital futen edhe forma të tjera, si Search Engine Marketing, Content Marketing, Email Marketing, Landing Page Marketing etj.

2. Programimi ose zhvillimi përfshin brenda vetes shumë nënfusha.

Fusha më e kërkuar është: Full-Stack Developer — person që njef disa gjuhë programuese dhe ka njohuri më të gjera të zhvillimit softuerik.

Back-End Developer, Front-End Developer, Zhvillues Softuerik, Zhvillues i Uebsite, Zhvillues i aplikacioneve (iOS/Android), Administrator i Databazes, Analist i Sistemeve Kompjuterike janë vetëm disa nga profesionet e shumta që ekzistojnë në Kosovë dhe kërkohen nga kompani private.

Gjuhët programuese më të kërkuara janë: PHP, JavaScript, Css, Python, JQuerry, Java, Swift, SQL etj.

3. Fusha kreative — po i quajmë kështu, për qëllime që të grupimit. Por në fakt, secili profesion brenda teknologjisë kërkon kreativitet brenda vetes. Profesionet si Dizajner Grafik, MotionGraphics, Animator — janë pjesë shumë e rëndësishme e pothuajse cdo kompanie sot. Kërkesa është e lartë, si në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar.

4. Teknologjitë XR — kjo fushë është niveli inovativ në teknologji.
Augmented Reality, Artificial Intelligence, Virtual Reality — janë teknologji të cilat po zhvillohen shumë në botë, dhe të cilat shumë shpejt do të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë. Megjithëse, disa prej tyre vecse janë, për shembull nëse të kujtohet loja PokemonGo ka përdorur teknologjinë Augmented Reality. Në Kosovë ka ndërmarrje të reja që punojnë me këto teknologji, por së shpejti do të rritet edhe numri i tyre në nivel profesional.

Sigurisht, Mekatronika është poashtu fushë me shumë interes në teknologji, madje në Kosovë organizohen edhe gara të robotikës.

Si të vetpunësohesh në teknologji?
Përtej punësimit në kompani të ndryshme, në teknologji ofrohet edhe mundësia e vet-punësimit, format që quhet Freelancer. Kjo formë nënkupton ofrim i shërbimeve në mënyrë të pavarur, pra ti mund të ofrosh shërbime në profesionin tënd dhe të kesh klientët tu direkt. Poashtu, shërbimet e teknologjisë kërkohen edhe nga tregu i jashtëm, ku kompani të vendeve të ndryshme në botë, kontraktojnë/angazhojnë profesionistë të vendeve tjera si Kosova për shembull, pasiqë shërbimet janë më të lira për standardin ekonomik të shteteve europiane, ndërsa për Kosovë përbëjnë pagesa të larta.

Disa nga platformat ku mund të gjesh punë online janë:
www.fiverr.com
ww.upwork.com
www.freelancer.com

Po unë nuk kam zyre ku me punu, se shumë shtrenjt?
Zyret nuk janë shumë shtrenjt. Për fillim, mundesh me punu prej shpisë, derisa ti krijon disa të holla. Pastaj, ekzistojnë disa zyre që quhen: CoWorking Spaces — ose hapësira të përbashkëta pune. Këto hapësira, janë me cmime shumë të lira dhe ofrojnë shumë shërbime brenda cmimit.
Këto hapësira ofrohen nga:
http://www.rc-kosovo.org/
https://ickosovo.com/co-working
https://opendatakosovo.org/coworking/

E ku të përfitoj aftësi në këto fusha?

Përvec shkollave, kurseve të ndryshme që ka plot në Kosovë, për teknologji ju mund të mësoni edhe në platforma të ndryshme të mësimit online si: Coursera.org
Edx.org
Udemy.com
Youtube.com
Udacity.com
Codecademy.com
Ocw.mit.edu

Nëse nuk e njeh Gjuhën Angleze, atëherë shfrytëzoje këtë platformë që ta mësosh falasa — https://www.lingohut.com/sq/l1/m%C3%ABso-anglisht

Ndjehu i/e lirë të kontaktosh organizatën Global Shapers Prishtina për të të ndihmuar në këtë rrugëtim. Si organizatë rinore, ne punojmë me qëllimin e vetëm për të përkrahur dhe fuqizuar rininë kosovare.

Ky artikull u realizua në kuadër të projektit “Kah me ia majt?”, ideuar dhe implementuar nga OJQ Global Shapers Prishtina, me përkrahjen e partnerit Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung Zyra në Prishtinë.

www.facebook.com/prishtinashapers

--

--

Prishtina Shapers

Prishtina Shapers is a group of young and talented individuals aiming at solving local issues in Kosovo. We are part of Global Shapers Community.