Shkollat profesionale — zgjidhje për karrierë të qëndrueshme

Prishtina Shapers
3 min readOct 1, 2020
Credits: studybreaks.com

Ky artikull, i shërben nxënësve të klasëve të 9-ta dhe prindërit e tyre në tërë Kosovën, dhe të gjithë atyre që janë të papunë. Pjesa e parë fokusohet tek rëndësia e Shkollave Profesionale, ndërsa pjesa e dytë tek Qendrat e Aftësimit Profesional që i ndihmojnë personat e papunë të kyqen në tregun e punës.

Cka janë shkollat profesionale?

Shkollat e Mesme Profesionale, ose sic njihen tek rinia në Kosovë “Shkolla teknike” janë shkolla të cilat ofrojnë mundësi që ju të zhvilloheni në një profesion të caktuar qysh gjatë shkollës së mesme.

Mes Shkollës Profesionale dhe Gjimnazit Natyror ose Shoqëror, ka shumë dallime, dhe po i cekim disa.

Fillimisht, Gjimnazet japin informacion të përgjithshëm në Shkenca Natrore ose Shoqërore, gjë që juve ju mundëson të shkoni në universitet, por nuk mund të kyqeni në tregun e punës pas përfundimit. Ndërsa, Shkollat Profesionale iu krijojnë mundësi që ju të përzgjedhni një profesion dhe të zhvilloheni brenda tij për 3 vite.

Përgjatë 3 viteve, shkolla iu ofron mundësi që njohuritë që i merni në teori, ti praktikoni dhe të shifni direkt rezultatet e mësimeve tuaja.

Në fund, diploma që ju merni iu mundëson të kyqeni në tregun e punës menjëherë.

Nëse ju ndiheni se keni nevojë të studioni më shumë, juve nuk iu ndalohet të studioni në Universitet, mirëpo për dallim nga studentët e Gjimnazeve, ju mund të vetfinanconi studimet dhe i kuptoni ligjëratat shumë më mirë pasiqë keni njohuri praktike të fituara nga Shkolla Mesme Profesionale.

E nëse nuk mund të gjeni veten në tregun e punës, ose jeni lodhur duke punuar për dikë tjetër, ju mund të krijoni ndërmarrjen tuaj në profesionin që keni zgjedhur. Kosova ka nevoj të madhe për shërbime profesionale, pasiqë deri tani shumica ofrohen nga persona që zanatin e kanë trashëguar mes gjeneratash dhe jo direkt nga shkollat profesionale.

Përvec Shkollave të Mesme, ekzistojnë edhe Qendrat e Kompetencës që janë shkolla të mesme, por që menaxhohen nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve. Këto shkolla, në bashkëpunim me Agjencinë realizojnë edhe vizita të ndryshme jashtë vendit, mundësi për punë praktike dhe angazhohen direkt në kyqjen e rinisë në tregun e punës nëpërmjet panaireve dhe formave të ngjashme. Më shumë info mund të gjeni këtu: https://aaaparr.rks-gov.net/

Çka janë Qendrat e Aftësimit Profesional — QAP?

Thënë në pak fjalë, QAP është një mundësi e dytë për ty. Nëse ke përfunduar Fakultetin, dhe nuk po mund të kyqesh në vend të punës, një mundësi e mirë është që ju të ndjekni një drejtim në Qendrat për Aftësim Profesional.

Këto qendra ofrojnë programet e tyre pa pagesë për të gjithë të interesuarit, ndërsa kushti i vetëm është që ju të regjistroheni si i/e papunë në zyrat e punësimit në Komunën tuaj.

Këto qendra ndodhen në 7 regjione të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.

Në këtë website mund të gjeni info në detaje:
https://aprk.rks-gov.net/sq-AL/TrainingCenters/TrainingCenters/50

Si mund të punësohem në fushën e Agroekonomisë?
Agroekonomia është fushë e cila përfshin brenda vetes shumë profesione — teknolog të ushqimit, veterinarë, mbrojtje e bimëve, lavërtari, eksport/import dhe profesione të tjera të cilat kur kanë cilësi të lartë e bëjnë më të fuqishme këtë fushë.

Qendrat e Kompetencës por edhe Qendrat e Aftësimit Profesional, ofrojnë programe të shumta që ndërlidhen me këtë fushë. Mjafton që ju të hulumtoni në uebfaqet e postuara më lartë, dhe do të gjeni informacionin e duhur.

Ndjehu i/e lirë të kontaktosh organizatën Global Shapers Prishtina për të të ndihmuar në këtë rrugëtim. Si organizatë rinore, ne punojmë me qëllimin e vetëm për të përkrahur dhe fuqizuar rininë kosovare.

Ky artikull u realizua në kuadër të projektit “Kah me ia majt?”, ideuar dhe implementuar nga OJQ Global Shapers Prishtina, me përkrahjen e partnerit Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung Zyra në Prishtinë.

www.facebook.com/prishtinashapers

--

--

Prishtina Shapers

Prishtina Shapers is a group of young and talented individuals aiming at solving local issues in Kosovo. We are part of Global Shapers Community.